Capital T së fundmi po shijon kohën më të mirë të karrierës së tij, me një album të ri në horizont ai prapë nuk ndalet me projekte të reja.

Në llogarinë e tij në Instagram ai paralajmëroi se kënga e radhës që do të publikohet titullohet ‘Flex’ dhe është pjesë e albumit të tij të 4-t, ende të papublikuar të titulluar “Skulpture”.

Megjithëse ndjekësit e tij janë aty për të mbështetur artistin dhe për të shijuar artin e tij, ata shpesh herë janë interesuar edhe për jetën private të Capital-it.

Në një sesion pyetje përgjigjesh me ndjekësit e tij në Instagram, njëri nga ata e pyeti se ‘çfarë moshe sheh veten të martuar?” – dhe artisti u përgjigj, duke ndarë kështu edhe mënyrën se si ai e sheh martesën.

Lexoni të plotë përgjigjen e reperit në imazhin e mëposhtëm. /Prive


Flash Lajme

Më të lexuarat