Jonida flet edhe për emrin e fëmijës
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël. Në një emision televiziv, aktorja ka treguar gjininë e fëmijës, ajo dhe Besniku po bëhen me një vajzë.

Madje aktorja ka treguar se e kanë gjetur edhe emrin e fëmijës.

“Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Na ka lindur (ideja e emrit) të dyve në të njëjtën kohë. Ishim duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdolloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”, deklaroi Jonida.

Jonida dhe Besniku e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar./21Media


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All