“E maj 100” po vjen shumë shpejt edhe me videoklip.

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Ledri Vula para pak javësh publikoi albumin “10/10”, e pjesë e albumit është edhe bashkëpunimi me dy rep-artistët, Singullarin dhe Lyrical Sonin.

Kjo këngë e cila titullohet “100”, ishte e publikuar vetëm në versionin audio.

Kurse videoklipi i kësaj kënge pritet të publikohet së shpejti, kështu së paku bënë të ditur artistët.
“Së shpejti”, thuhet në njoftimin e tyre, ndërsa fansat mezi po e presin publikimin e një prej këngëve më të mira nga albumi më i fundit i Ledrit.


Flash Lajme

Më të lexuarat