Muhamet Sejdiu është njëri nga të parët që në Kosovë ka rezultuar pozitiv.

Në bazë të testeve të sotshme, Sejdiu bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativë, që do të thotë se janë shëruar.

Sejdiu në RTV Dukagjini, ka thënë se dje u lirua nga Klinika Infektive. Ai u shpreh se dy ditë i ka pasur më të vështira ndërsa tjerat i ka kaluar më lehtë.

“Kisha lodhje shumë dhe probleme me frymëmarrje. Kam marrë edhe oksigjen por jo për shumë kohë”. Këngëtari thotë se pas dy ditëve të para gjendja ka shkuar duke iu lehtësuar çdo ditë e më shumë.

“Bashkëshortja ime ka qenë pak e prekur dhe ka mundur të lirohet më herët ,por ka qëndruar bashkë me mua”. Ai nuk ka kursyer lëvdatat për personelin shëndetësor në raport me sjelljen ndaj të infektuarve.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All