Koronavirusi duket se ka anuluar edhe dasmat. Por duket se ky çift në Indi e ka gjetur zgjidhjen, duke e bërë martesën e tyre online. Prindërit e çiftit dhe të ftuarit e tjerë, janë bërë bashkë me të ftuarit e tjerë për të shoqëruar çiftin virtualisht në ditën e tyre më të rëndësishme.

Disa anëtarë të familes do të fluturonin nga Neë Delhi për dasmën, por ditën e nisjes fluturimet u anulluan.



Udhëtimi ishte planifikuar që prej një viti, por në këtë situatë u desh të gjendej një zgjidhje alternative.Dasma me 150 të ftuar u kthye në një telefonatë me kamera.

Vetë dhëndri ishte në një avio nga Londra në Feniks, kur mori vesh që dasma nuk mund të vazhdonte sipas planeve dhe mezi arriti në shtëpi në kohë. Ai thotë se kjo ishte një mënyrë për të shijuar dasmën dhe të ndieje sado pak praninë e familjes.


Flash Lajme

Më të lexuarat