Lidhja e tyre s’funksionoi
Channing Tatum dhe Jessie J u munduan shumë që lidhja e tyre të funksionojë, por nuk ia dolën.

E!News konfirmoi të shtunën se Channing dhe Jessie u ndanë për herën e dytë.

Ata filluan lidhjen në fund të vitit 2018, u ndanë për pak kohë dhe pastaj u ribashkuan, transmeton 21Media

Një burim i afërt i Channing i tha E!News se ata u ribashkuan për pak kohë dhe se e duan njëri-tjetrin, por nuk funksionojnë si çift. Një tjetër burim tha se lidhja përfundoi me mirëkuptim dhe se ata e kuptuan që më mirë funksionojnë si shokë./21Media


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All