Një ndër reperët më të njohur, siç ësht Capital T gjithmonë ka qënë i rezervar përsa i përket jetës private, por së fundmi ka rrëfyer arsyen pse nuk preferon t’i bëjë publike historitë e tij të dashurisë.



Gjatë një mini-interviste të zhvilluar në ‘Instastory’ me ndjekësit e tij, reperi është pyetur se përse nuk ka bërë asnjëherë publike lidhjet e tij dhe nëse i pëlqejnë apo jo ato.

“Qysh more si du femnat? I du oj loqk më shumë seç duhet. Por shumicën e kohës kam pasur punë me femra që nuk e duan famën edhe se kanë meritu vëmendjen dhe presionin prandaj nuk kam dashur t’ja cënoj privatësinë dhe sdo e bëj as në të ardhmen”, shkruan ai.

Capital shton më tej se fama ndonjëherë nuk është qejf dhe ka shumē që nuk e duan.


Flash Lajme

Më të lexuarat