Në mesin e shteteve që pandemia po vazhdon të hapet me të madhe është edhe Turqia me mbi 42 mijë të infektuar deri më tani dhe 96 të vdekur.

Pas kësaj, qeveria ka marr vendim që në Stamboll të ndalohet lëvizja për 48 orët e ardhshme.

Kujtojmë që në Stamboll jeton Morena Taraku e cila pas lajmit ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale.

“Në Stamboll kanë vendosur që 48 orë të mos dilet askund. Unë kam qelluar larg familjes time: dhe tani qe degjova qe ne nuk mund te dalim 48h as tek dera e shtepise u merzita shume, dhe po lutesha qe tna lejoj Zoti ti shofim edhe njehere sa me pare te afermit e zemres…”
“Ata që janë afër familjes sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin, kurse ata që karantina i ka nda nga njerëzit e zemrës sikurse mua, lutuni që sa më shpejt Zoti të bëj mrekulli dhe ti takojm përsëri ata që duam”, ka shkruar Morena ndër tjera.


Flash Lajme

Më të lexuarat