Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi i ka bashkuar idetë me Remzie Osmanin.

Dueti i tyre u pëlqye mjaft shumë nga publiku mirëpo ajo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe tani pritet të sjell edhe një tjetër këngë e cila po ashtu do të jetë bashkëpunim.

Gjatë një lidhje direkte në ‘1 kafe prej shpisë’, nga vetizolimi, Fifi derisa po fliste për planet e saj ka zbuluar se do të vijë në bashkëpunim me Young Zerkën.

“I kam dy bashkëpunime, një këngë vetë. Një bashkëpunim është me një artist të ri, e ka emrin Jonis. Si dhe bashkëpunimi tjetër me Young Zerkën, si dhe një bashkëpunim tjetër dhe një këngë vetë”, u shpreh ajo./Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All