Ed Sheeran ka ndarë mësime për fëmijët.

Shkak i pandemisë dhe mbylljes së shkollave, këngëtari Ed Sheeran ka vendosur që t’i mësojë fëmijët që të luajnë disa nga hitet e tij me kitarë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Në mënyrë virtuale Ed iu përgjigj pyetjeve dhe i mësoi fëmijët të luanin disa nga meloditë e këngëve të tij më të popullarizuara, njëra ndër to edhe ajo “Perfect”.

“Në thelb nuk isha shumë i zgjuar në shkollë mendoja se isha idiot për një kohë shumë të gjatë. Unë nuk mund të bëj matematikë, shkencë dhe anglisht, dhe më është thënë që të jesh i suksesshëm në jetë duhej të bëje ato gjëra. Unë kam dashur të luaj muzikë, kjo është ajo që më ka bërë më të lumtur”, është shprehur ndër të tjera ai./Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat