Ndonëse ato kanë famë botërore, të famshmit në vendin tonë jo rrallë herë kanë akuzuar yjet ndërkombëtare për kopjim.

Këtë së fundi e ka bërë edhe reperja kosovare Rina Balaj, e cila thotë se modelja e njohur, Bella Hadid e ka kopjuar atë.

Sipas Rinës kjo ka ndodhur në vitin 2017 kur ajo ka qenë maturante dhe në mbrëmjen e maturës kishte të veshur të njëjtin fustan që Hadid veshi 3 javë më vonë.

“Tri vite më parë, unë kisha mbrëmjen e maturës dhe ky ishte fustani im. Tri javë më vonë atë vit Bella Hadid bëri të njëjtin fustan me të njëjtën ngjyrë. Instagrami më fshiu fotografinë time kur unë thashë se Bella Hadid më ka vjedhur fustanin. Është në rregull, Unë nuk do ta padisë atë”, ka shkruar Rina.

Për të shkruar tutje “Ajo duket mirë. Nuk po them që ajo vodhi fustanin tim”.

Ndryshe, Rina ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri./Indeksonline/


Flash Lajme

Më të lexuarat