Këngëtarja Enca Haxhia është një ndër personazhet që gjithmonë rrëmben vëmendje me anë të fotove apo video-ve provokuese që poston në rrjetet sociale.



Mirëpo, nuk mungojnë dhe kritikat ndaj këngëtares, apo akuzat se në trupin e saj ka silikon .

Kjo ka ndodhur dhe së fundmi, në foton e publikuar në ‘Instagram’, ku Enca nxjerr në pah gjoksin. Mesa duket kanë qënë të shumtë ndjekësit që e kanë akuzuar për silikon, pasi këngëtarja reagoi përmes një statusi në ‘Instastory’’ ku shkruan:

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim… Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gene të mira dhe e bekuar nga Zoti.”


Këngëtarja ka treguar kështu që nuk ka asnjë ndërhyrje në trupin e saj, duke i mbyllur dhe në një mënyrë gojën komentuesve apo ndjekësve që e akuzojnë.


Flash Lajme

Më të lexuarat