Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi është një nga personazhet më të dashur shqiptar. Edhe pse prej vitesh jeton dhe është martuar në Turqi bukuroshja nuk i humb asnjëherë marrëdhëniet me fansat e saj në Shqipëri.

Almeda ka realizuar një pyetësor në Instagram ku i është përgjigjur pyetjeve të fanasave të saj online. Në mesin e shumë pyetjeve drejtuar Almedës ishte nëse artistja shqiptare është duke agjëruar.

“A po agjëroni”, ka shkruar një ndjekës teksa përgjigja e saj ka qenë e menjëhershme duke thënë se ‘agjëron që nga mosha 15-vjeçare’.

Ajo është pyetur nga ndjekësit e saj se cila është këngëtarja më e mirë shqiptare, Abazi ka pohuar menjëherë emrin e Elvana Gjatës.

“A është kjo një pyetje? Sigurisht që mbretëresha @elvanagjataaaa”, ka shkruar Almeda krah postimit në llogarinë e saj.

Ditë më parë, Almeda në një intervistë të dhënë e ka vlerësuar lartë punën e shtetit turk në këtë periudhë pandemie, duke treguar se po kujdeset mjaft shumë për qytetarët e tij në kohën kur të gjithë kanë më së shumti nevojë.


Flash Lajme

Më të lexuarat