Nisa Sofiya, vajza e vogël e cila fitoi zemrat e të gjithëve me rolin e Ovës në filmin “Mrekullia në qelinë numër 7” duket se është një fanse e këngëtares së njohur shqiptare, Altuna Sejdi.



Vogëlushja ka publikuar një foto të sajën dhe në sfond ka vënë këngët e Tunës me Ylli Limanin, “A don hala”, e cila është një hit i padiskutueshëm.

Duket se këngëtares shqiptare i është bërë qejfi për këtë fakt dhe i ka premtuar “Ovës” se nëse takohen do i këndojë gjithë albumin.

“Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin”, shkruan Tuna. Me siguri një takim mes të dyjave do të gëzonte shumë fansat e tyre.

Filmi turk që gjatë kësaj periudhe pandemie është komentuar shumë edhe nga publiku shqiptar, të cilët janë përlotur.


Flash Lajme

Më të lexuarat