Prej disa ditësh po qarkullonin lajme se Scott Disick dhe Sofia Richie po pësonin një krizë në marrëdhënien e tyre dhe po ndaheshin.

Por tashmë ky lajm vjen i konfirmuar nga “Us Weekly”.

Momentalisht Scott dhe Sofia janë ndarë dhe po e konsiderojnë si një pushim në marrëdhënien e tyre.

Shkak i problemeve të tyre ka qenë gjendja emocionale e Scott Disick, e cila nuk duket aspak e mirë dhe ai madje i është drejtuar një trajtimi profesional.

Në fillim të muajit maj, Scott hyri në një qendër rehabilitimi në Kolorado për të “punuar mbi traumat e tij të së kaluarës” që rrodhën nga vdekja e prindërve të tij në 2013, por gjithashtu “Cosmpolitan” shkruan se ka ndikuar edhe marrëdhënia e tij me ulje dhe ngritje me Kourtney Kardashian për 9 vite.

Mesa duket karantina ka ndikuar akoma më shumë në gjendjen e tij emocionale dhe i ka dhënë atij goditjen finale.

Ndërkohë Scott Disicik i ka kërkuar të dashurës së tij Sofia Richie që gjatë kësaj periudhe të bëjnë pushim në marrëdhënien e  tyre të paktën derisa gjendja e tij të përmirësohet.

Një burim për “Us Weekly” theksoi se Sofia po e mbështet gjatë gjithë kohës dhe e kupton që Scott Disick është në një situatë vërtetë të vështirë.

Image


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All