Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Eglin vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Lidhja e çiftit u zbulua vitin e kaluar gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë” e më pas u konfirmua nga vetë Olsi.

Egli dhe Olsi kanë një lidhje të konsoliduar tashmë, po bashkëjetojnë këtë periudhë pandemie e madje kanë menduar martesën. Në një intervistë për “Pop Culture” pak ditë më parë, Olsi tregoi se dasma mund të bëhet kur të dalë nga karantina dhe sigurisht, pasi të mbledhë paratë që i duhen për një festë të madhe.



“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse, por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi, të mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”, u shpreh aktori. Mesa duket, aktori dhe partnerja e tij, edhe pse të rinj në moshë, kanë vendosur që në përfundim të kësaj periudhe të ideojnë edhe dasmën e tyre. Dyshja është në një lidhje të konsoliduar tanimë dhe kanë vendosur që t’i bëjnë gjërat në mënyrë tradicionale, duke u përgatitur edhe për dasmën. Vetëm pak kohë më parë ata zyrtarizuan lidhjen e tyre me një fejesë me rrethin e ngushtë familjar dhe që prej asaj dite, aktori dhe brunia simpatike kanë nisur bashkëjetesën. Duket se vera e ardhshme do të jetë edhe momenti kur ky çift do të celebrojnë dashurinë e tyre në një ceremoni martesore.


Flash Lajme

Më të lexuarat