Prej disa muajsh, martesa e modeles shqiptare Angela Martini dhe miliarderit rumun, Dragos Savulescu, ka qenë kryefjala e mediave rozë.

Kjo për shkak të thashethemeve se çifti i njohur kishte vendosur për t’i dhënë fund martesës.

Dyshimet erdhen pasi Dragos ka problem me drejtësinë dhe ata kishin kohë që nuk ishin parë bashkë në publik

Madje në 10 shkurt të këtij viti, mediat rumune shkruanin se për burrin e Martinit ishte një urdhërarrest ndërkombëtar. Ai duhej të vuante një denim prej 5-vitesh.

Lidhur me këto lajme, Angela ka reaguar duke thënë se asgjë nuk ishte e vërtetë dhe se do t’i qëndronte pranë bashkëshortit në çdo moment.

Madje së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa video në “Instastory” ku shfaqet dorë për dore me bashkëshortin e saj, dhe duket mjaft e lumtur krah tij.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe të gjatë në karantinë, bukuroshja shkodrane ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale. Madje ajo shpeshherë bënte edhe video live me një mikeshën e saj, Alina.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All