Oriola Marashi është një ndër modelet më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjete sociale.

Para pak kohësh ajo konfirmoi lidhjen me futbollistin e famshëm Eros Grezda dhe tani më shumë se kurrë është në qendër të vëmendjes.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur me Instagramin e saj ditën e djeshme dhe këtë gjë e ka bërë me dije ajo vetë.

Brenda pak orëve i janë rritur mbi 5 mijë ndjekës të cilët nuk janë të vërtetë dhe mesa duket dikush po ia shton vetë modeles ndjekësit nëpërmjet metodës që quhet “boot-e fake”.
“Nuk e di ca po ndodh me Instagramin tim. Kisha 409K 100% real folloëers dhe u zgjova në mëngjes me 413K dhe po vazhdojnë të shtohen. S’kam blerë kurrë folloëers sepse nuk dua të mashtroj veten, as të tjerët, por nuk e di çfarë po ndodh, s’më kishte ndodhur kurrë kjo gjë. Dikush të ma shpjegojë ça po ndodh”, ka shkruar Oriola në InstaStory.

Dikush në të vërtetë i shkruajti Oriolës dhe ia shpjegoi fiks se çfarë po i ndodh dhe mesa duket po bën sens.

Sipas personit që i ka shkruar modeles, dikush po ia dhuron ndjekësit nëpërmjet boot-e fake.

“Se di pse po t’i japin. Ndoshta për të thënë që s’i ke real apo ku ta di unë mendjen e tyre. Për aq kohë sa nuk i bën këto veprime me llogarinë tënde, nuk të rriskohet faqja sepse Instagrami e kupton që s’je duke i bërë ti. Në këtë rast dhuratat i pranon dhe mbreti”, i kanë shkruar Oriolës në mesazh në Instagram.


Flash Lajme

Më të lexuarat