Moderatorja ka treguar një nga eksperiencat e saj.

Albana Bejko ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”. Gjatë intervistës Albana tregoi një eksperiencë të saj kur ka qenë në Amsterdam dhe ka konsumuar kek hashashi.


Moderatorja tha se ka nisur të qeshë dhe pas 2 orësh të qajë duke thënë se nuk e donte të dashurin.
E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore.

Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orëte tjera kam qarë, për çdo gjë që nukkisha qarë ndonjëherë në jetë.
Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet”, ka përfunduar ajo


Flash Lajme

Më të lexuarat