Sardi Shehu, i njohur për të gjithë publikun si DJ Sardi,  duket se ka hedhur një hap drejt celebrimit. Ka mjaftuar një foto e publikuar nga vetë DJ në faqen e tij në Instagram, për të bërë lëmsh të gjithë rrjetin duke i futur në dyshime.

Imazhi ku Sardi shihet me unazën rreth në gishtin e dorës së majtë, tregon se i njohuri i showbizit shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm me gruan e jetës së tij.

Një ditë më parë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” , Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se diçka kishte ndodhur me të. “Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur,”– u shpreh Sardi.

Mos ndoshta e kishte fjalën për këtë hap?

Së fundmi Sardi Shehu ka publikuar një foto ku ka treguar se është në një marrëdhënie, që siç duket po shkon drejt hapave seriozë.


Flash Lajme

Më të lexuarat