Mbrëmjen e së dielës në kuadër të rubrikës “Festojmë nga shtëpia” në sheshin Adem Jashari në Kosovë ëshët zhvilluar një koncert më këngëtarë të ndryshëm. Në mesin e tyre ishte dhe këngëtarja shumë e pëlqyer Leonora Jakupi.

Ajo interpretoi disa nga hitet e saj nga sheshi “Adem Jashari” në Skënderaj, ndërsa tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj të mahnitshme.
Pas këtij momenti, faqja ‘Ëhattheyëearin’ ka zbuluar dhe çmimin e veshjes e cila mori vëmendjen e fansave.

Sipas saj, xhaketa ‘Dolce Gabbana’ kushton 2450€, pantallonat në po të njëjtën ngjyrë 1150€ dhe vathët 695€.Në total kjo veshje e Jakupit shkon në shumën 4295€.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Leonora tërheq vëmendjen me veshjet e saj mjaft të kushtueshme dhe stilin e veçantë të të veshurit. Edhe më parë, faqja e njohur ka publikuar çmimin e veshjeve mjaft moderne të artistes së njohur.


Flash Lajme

Më të lexuarat