Gjatë kohës së pandemisë, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej këngëtareve më aktive duke publikuar dy projekte muzikore.

Por, duket se ajo nuk do të ndalet me kaq pasi që përmes një postimi që bëri në Instagram ka nxitur dyshimet se ka gati edhe një projekt të ri.

“N’zemren e tina aty o Dafina”, ka shkruar Dafina në Instagram, e duket se është pjesë e projektit të ri.

Ndryshe, “A je pendu” është projekti i fundit muzikor që Dafina e ka publikuar më 1 maj. Kënga deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media

View this post on Instagram

n’zemren e tina, aty o Dafina

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on


Flash Lajme

Më të lexuarat