Pritjes së ëmbël dalëngadalë po i vjen fundi… Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Klea është në ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa mezi pret të mbajë në krahë të voglin e saj.



Së fundmi, ajo ka treguar edhe një detaj shumë të rëndësishëm që lidhet me momentin kur ajo do të lindë.

Klea ka postuar një video në InstaStory me “5 arsyet pse partnerët duhet të jenë të pranishëm në sallën e lindjes”.

“Një nga vendimet më të bukura në jetë është që të dy prindërit ta presin ardhjen e fëmijës, bashkë…”, ka shkruar Klea krahas videos.

Me këtë postim ajo sapo la të nënkuptohej që ajo dhe Elgiti kanë marrë vendimin që edhe ai të jetë në sallën e lindjes.

Në këtë mënyrë, edhe ai do të përjetojë momentet e para të djalit të tyre. Dhe ky është padyshim është një vendim i bukur…


Flash Lajme

Më të lexuarat