“Moda ka vjedhur buzëqeshjen time” Kështu është justifikuar gjithmonë Victoria Beckham për faktin që e shohim kaq rrallë të buzëqeshë. Por mesa duket ajo e paska “thyer” këtë rregull dhe ka vendosur që të buzëqeshë dhe ne mendojmë se është merita e djalit të saj Cruz Beckham.

Ai ka postuar një foto në Instagram me të ëmën e tij, teksa shfaqen të dy duke buzëqeshur. “Mesa duket mamaja ime buzëqesh”, ka shkruar ai tek fotoja. Përpos këtij fakti ka rënë në sy dhëmbët shumë të bardhë të saj dhe sigurisht që kanë tërhequr vëmendjen e bashkëshortit të saj, David Beckham.

Ai e ka shfrytëzuar pak këtë situatë për të bërë shaka dhe i ka krahasuar dhëmbët e saj me Ross të serialit “Friends”. “Sa të bardhë janë dhëmbët e mamit. Është Ross nga Friends”, ka shkruar ai duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur, shkruan Iconstyle.

Për këtë moment e ka fjalën David kur përmendoi Ross nga “Friends”: Komenti i tij ka marrë shumë pëlqime dhe kanë qeshur me të, ndërsa Victoria deri më tani nuk i ka kthyer pergjigje dhe me siguri nuk do i kthejë.

Buzëqeshja e saj e rrallë ka vënë shumë njerëz në enigmë. Kur e kanë pyetën më herët për këtë gjë ajo u përgjigj: “Unë buzëqesh në brendësi, pasi unë drejtoj një komunitet të modës në të cilin duhet seriozitet”.


Flash Lajme

Më të lexuarat