Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn e ka kaluar karantinën në Gjermani, së bashku me 20 femra të “haremit” të tij.  Katharina Schulze, drejtuese e grupit parlamentar të të Gjelbërve, i kërkoi qeverisë bavareze të shpjegojë pse mbretit i është lejuar të qëndrojë në vend mes bllokimit të koronavirusit, veçanërisht duke pasur parasysh që udhëtimi i tij nuk ka lidhje me çështjet e biznesit apo të shtetit.



sdettyr
<
>

Hoteli Grand ku po qëndron mbreti në uebfaqen shkruan se është aktualisht i padisponueshëm për prenotime për shkak të pandemisë koronavirus, pa përmendur mysafirët e saj afatgjatë. Një punonjës i hotelit tha që personeli është i ndaluar në katin e katërt, ku mbreti së bashku me femrat gjendet prej mëse 2 muajsh. Ndërkaq burime bëjnë me dije se i gjithë kati është plot me antike dhe thesare nga Bangkok. ‘Konkubinat përbëjnë një rrezik të madh edhe pse ato shkojnë pranë Mbretit me shpresën për të fituar para. Ndërsa të tjerat i nënshtrohen presionit për t’u bashkuar me frikën e pasojave nëse refuzojnë.

Nuk ka asnjë lajmë se për sa kohë ai synon të qëndrojë në Gjermani, por dihet se ai ka fluturuar njëherë në Tajlandë nga Aeroporti i Mynihut dhe u pa duke inspektuar veshje mbrojtëse në Bangkok në fillim të këtij muaji. Mbreti është kritikuar më parë për jetesën e tij të luksit dhe për shpenzimet në Gjermani në vend ti shpenzonte ato para në vendin e tij.  Lajmet për izolimin e tij luksoz në Gjermani u pritën me zemërim nga mijëra njerëz në Tajlandë, të cilët dënuan liderin e tyre në internet nën moton ‘Pse na duhet një mbret?’


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All