Robert Aliaj ka rrëfyer përjetimin e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Artisti, që ndodhet në Bruksel, ka pohuar se me teatrin u rrënua dhe një pjesë e tij. Aliaj është shprehur se teatri i përket gjithë kombit si vlerë historike dhe si identitet.

Sipas tij, godina e re, nuk ka shans ti përqaset sadopak edhe nga bukuria teatrit të dikurshëm.

Ajo e teatrit ishte një ngjarje e paprecedentë. E përjetova si një rrënim të një pjese të timen. Mu duk vetja sikur po dërrmohesha. Në atë skenë jam ngjitur shumë shpesh edhe si organizator eventesh. Iku një pjesë e imja si qytetar i Tiranës. Unë besoj që të gjithë ata që kanë lindur në Tiranë, po jo vetëm janë të lidhur me teatrin. Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operas kishin cilësi tjetër. Pjesa tjetër ishte tallava. Me shembjen e teatrit ndodhi diçka pozitive. Ai u çimentua në memorien e brezit të ri”, ka pohuar Aliaj.

Sa i përket performancës së Edi Ramës këto kohë, artisti ka theksuar se kryeministri do të ngelet në memorien e njerëzve për keq.

Ai do të bëj mitin e vet. Thotë le të zhduk Musolinin dhe Hitlerin, të zhduk dhe gjithçka ka ndodhur më parë dhe të fillojë historia nga unë. Sigurisht që do të ngelet në memorie Edi Rama, se nuk ka si të mos ngelet. Të gjithë ngelen në kujtesë sidomos këta njerëz, që shembën teatrin, por do të kujtohet për keq”, ka shtuar Robert Aliaj.


Flash Lajme

Më të lexuarat