Luana Vjollca është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në vendin tonë. Moderatorja ia ka dal të shndërrohet në një idhull për fansat e saj. E suksesshme në ekran, por edhe në muzikë, ajo duket se ka arritur maksimumin në karrierën e saj.

Por duket se ka raste, kur fama dhe adhurimi i tepërt sjellë edhe probleme. Kështu ka ndodhur ditët e fundit edhe për bukuroshen e Top Chanel.



Gazeta Shqiptare ka mundur të mësoje se që 15 shkurti deri më 20 maj, Luana është ndjekur nga një fans i saj i zjarrtë. 28-vjeçari A.Morina nga Kosova e ka ndjekur pas moderatoren si në ambjentet e saj të punës në Top Chanel, ashtu edhe tek shtëpia e saj, në një nga komplekset e kryeqytetit. Burime për Gazeta Shqiptar bëjnë me dije se e gjendur në këto rrethana, e kërcënuar, prezantuesja është detyruar të paraqes një padi, pranë komisariatit numër 1, ditën e djeshme.

Tashmë çështja ka kaluar në duart e uniformave blu. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një fans i dashuruar me Luanën i krijon probleme.  Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca  është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar, menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All