Revista Forbes, përmes një raportimi ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Pas kësaj, 22-vjeçarja ka reaguar ashpër ndaj revistës, e cila vet ia kishte dhënë titullin si miliarderja më e re në botë, shkruan Mirror.

Përmes rrjetit social Twitter ajo shkroi: “Nga çka jam duke u zgjuar. Mendova se kjo ishte një revistë me reputacion. Të gjitha ato që shoh janë një numër i pasaktë i deklaratave dhe supozimeve. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur që rruga ime deri aty të jetë gënjeshtër”.

“‘Edhe krijimi i deklaratave për taksa është falsifikuar’, kjo është prova juaj”. Kështu që ju thjesht mendoni se ishin të falsifikuara? Aktualisht kjo është ajo që po lexoj”, ka shkruar ylli televiziv.
Daily Mail shkruan se Kylie mund të hetohet pë mashtrim, madje të përfundojë edhe në burg.

Sidoqoftë, në një artikull të botuar të premten, Kylie akuzohet për gënjeshtra lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj.

Sipas të dhënave, shuma për të cilën ajo pretendohej ta ketë, e që arrin deri në 900 milionë dollarë nuk është e vërtetë.


Flash Lajme

Më të lexuarat