Yje të shumtë të Hollywoodit i janë bashkuar fushatës më të re në internet kundër racizmit. Kjo vjen pas vrasjes mizore që iu bë afro-amerikanit George Floyd nga disa policë , e që është cilësuar si rasti më i paprecedentë dhe diskriminues i viteve të fundit.

Këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa reaguan gjithashtu përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar drejtësi për Floyd dhe gjithë njerëzit e tjerë që diskriminohen.

E një reagim publik e ka bërë edhe artistja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në rrjetet socilae ka shpërndarë peticionin online, ku po kërkohen nënshkrime për të kërkuar drejtësi për rastin në fjalë.

“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë të tjerë është e papranueshme. Dërgo tekstin ‘FLOYD’ në 55156. Nënshkruaju peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka qenë thirrja e 30-vjeçares.

Kujtojmë që dje një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, i cili vdiq të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të grades së tretë.


Flash Lajme

Më të lexuarat