Brad Pitt ka lënë anash kacafytjet me Maddox, dhe ftoi edhe atë për ditëlindjen e vajzës Shiloh.

Brad Pitt u ribashkua me djalin e tij Maddox, 18 vjeçar, kur organizoi një festë për ditëlindjen e 14-të të vajzës së tij, thonë burimet e The Sun.

Besohet gjatë viteve të tij të adoleshencës, Maddox ka pasur shpesh herë fërkime me yllin Maleficent, 56 vjeçar. Por sipas burimeve ata i lanë mënjanë zënkat e tyre kur ylli i Hollivudit organizoi festën për Shiloh në rezidencën e tij në LA.

Një burim i tha The Sun: “Brad me të vërtetë dëshironte ta bënte të veçantë ditën e Shiloh dhe e kishte planifikuar atë prej kohësh. Ai nuk mund të besojë se sa është rritur ajo.

“Ai ka një piceri të shtrenjtë pranë shtëpisë së tij dhe e bëri prej andej servirjen e ushqimit për ditëlindjen e saj”.


Flash Lajme

Më të lexuarat