Aktorja Olta Gixhari po e shijon pritjen e ëmbël në Spanjë, aty edhe ku ndodhet prej disa kohësh së bashku me partnerin e saj.



Shtatzania padyshim sjell edhe ndryshime në trupin e femrës dhe këtu nuk bën përjashtim as aktorja.

Pozat me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar këtë foto duke treguar se pjesa e belit i ka ndryshuar dhe se një fjalë nuk po e përdor më fare këto muaj. Ja çfarë thotë Olta: “Fjala qe kam perdorur zero këto muaj: Bel ,beli,për belin, te beli, puuu ca beli”.

Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit apo se në çfarë muaji të pritjes është. Ajo gjithashtu është treguar diskrete dhe me identitetin e partnerit.

Bukuroshja tha se partneri nuk dëshiron të bëhet personazh publik. Kjo është dhe arsyeja që në foton e publikuar nga Olta në profilin e saj, ku prindërit e ardhshëm kanë dalë duke u përqafuar, fytyra e tij nuk duket.


Flash Lajme

Më të lexuarat