Morena Taraku ka ndarë me fansat një të fshehtë për të cilën nuk ka folur më herët.

Morena Taraku i ka mundësuar së fundmi fansave të saj t’i shtrojnë pyetje asaj lidhur me çfarëdo gjëje që dëshirojnë të dinë, shkruan lajmi.net.

Dhe një nga pyetjet që këngëtarja ka pranuar ishte “A do ndihmoje dikë në nevojë”?

“Unë kam familjet e mia që iu ndihmoj dhe me çdo hall e dert të tyre merrem unë…Tani i kam si familjarë të mi…Unë mendoj se çelësi kryesor në jetë është të japësh ndihmë…dhe t’ia zgjatësh dorën njerëzve në nevojë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Nuk duhet mohuar ana humanitare e Morenës, kujtojmë se edhe pas tërmetit në Shqipëri më 26 nëntor këngëtarja u kishte dalë në ndihmë qytetarëve atje.


Flash Lajme

Më të lexuarat