Tuna ka diçka për të thënë për pedofilinë

Dhunimi i një të miture në Tiranë nuk ka shkuar pa u vërejtur edhe nga këngëtarja Tuna

Një vajzë 15 vjeçare u dhunua nga roja i një shkolle në Tiranë ka nxitur reagimin e shumë artistëve në mbarë trojet shqiptare.

E fundit që ka reaguar në këtë rast është këngëtarja Tuna.

“Besoni Viktimën jo Abuzuesin❗️ Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment!

Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti!

Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima! Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”. Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private.

Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht!🤬”, ka shkruar Tuna.

Ndryshe, Tuna ka qëndruar e vetizoluar gjatë pandemisë së koronavirusit në Prishtinë ku shpesh është parë duke vrapuar, duke ruajtur kështu format e saj seksi. /GazetaExpress/

View this post on Instagram

Besoni Viktimën jo Abuzuesin❗️ Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment! Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti! Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima! Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”. Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private. Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht!🤬

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi) on


Flash Lajme

Më të lexuarat