Është vënë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Gregory Boyce, një aktor të ri që kaloi nga aktrimi i një nga filmat më të suksesshëm të dekadës së fundit (Twilight), te dhoma e një apartamenti anonim ku u gjet i vdekur së bashku me të fejuarën.

Amerikani 30-vjeçar u gjet pa jetë në apartamentin e tij në Los Angeles, së bashku me të fejuarën 27-vjeçare Natalie Adepoju. Trupat u gjetën nga një person i tretë, mik i çiftit, i cili jetonte me ta.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, dy viktimat kishin konsumuar kokainë dhe fentanyl, një ilaç i ngjashëm me morfinën që miksohet shpesh herë me kokainën për të zmadhuar efektet.

Pas suksesit me Twilight, filmit me vampirë me protagonistë James Pattinson dhe Kirsten Steward, Boyce nuk ishte shquar për një karrierë të suksesshme, dhe vetëm kohët e fundit ishte kthyer në LA për të gjetur mundësinë rifillimit të karrierës.

Në rrjetet sociale, aktori kishte komentuar për ditëlindjen e tij që “ka pasur momente ku nuk besoja se do të arrija të festoja 30 vjetorin”. Jeta e tij zgjati vetëm pak javë më shumë./Sinjali


Flash Lajme

Më të lexuarat