Luana Vjollca është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në vendin tonë. Moderatorja ia ka dalë të shndërrohet në një idhull për fansat e saj. E suksesshme në ekran, por edhe në muzikë, ajo duket se ka arritur maksimumin në karrierë.

Por, duket se ka raste kur fama dhe adhurimi i tepërt sjell edhe probleme. Kështu ka ndodhur ditët e fundit edhe për bukuroshen e “Top Channel”. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të mësojë se që nga 15 shkurti deri më 20 maj, Luana është ndjekur nga një fans i saj i zjarrtë. 28-vjeçari A.M. nga Kosova e ka ndjekur pas moderatoren si në ambientet e punës në “Top Chanel”, ashtu edhe në shtëpinë e saj, në një nga komplekset e kryeqytetit. Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se e gjendur në këto rrethana, e kërcënuar, prezantuesja është detyruar të paraqesë një padi pranë komisariatit numër 1 ditën e djeshme. Tashmë çështja ka kaluar në duart e uniformave blu. Por, duket se moderatorja është trembur nga kjo ndodhi aspak e këndshme dhe ka vendosur të marrë masa.



101718270_950649955357667_4581921396849901568_n96874122_1105220299836821_6289391512300027904_n101987772_622182465060634_2355057171147784192_n
<
>

Ashtu siç shihet edhe në foto, Luana Vjollca tashmë lëviz me truprojë. Ditën e enjte ajo së bashku me motrën e saj, Marinën dhe familjarë të saj kanë qenë në shesh për të protestuar në tubimin e thirrur pas përdhunimit të 15-vjeçares. Në krah të prezantueses ka qenë edhe truproja, që e ka shoqëruar atë në çdo lëvizje që ka bërë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një fans i dashuruar me Luanën i krijon probleme. Edhe tri vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir L.. Kur fansi i është afruar, menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik.


Flash Lajme

Më të lexuarat