Stresi prej kohësh ka qenë në qendër të mediave. Jeta private e trazuar e reperit vijon që nga koha kur ai doli nga burgu. Marrëdhënia me ulje dhe ngritje me partneren e tij kanë qenë kryefjala e shtypit rozë.

Sapo i shihnin së bashku, Kejsi dhe Stresi ndaheshin sërish, duke mos kuptuar arsyet e konflikteve të çiftit. Edhe pse u duk se vera do t’i gjente së bashku, Kejsi nga rrjetet sociale ka konfirmuar edhe njëherë se tashmë historia me Stresin ka marrë fund. Nga ana tjetër reperi vijon jetën e tij në Tiranë. Vetëm pak kohë më parë ai ka festuar ditëlindjen e tij, që duhet thënë ishte një festë gjigante. Mes shumë të ftuarve, ajo që ra në sy ishte vajza bionde, e cila shfaqej non stop në krah të këngëtarit.

Vajza në fjalë është e dashura e re e Stresit. Dhe nuk është një emër i panjohur për mediat. Bëhet fjalë për Atalanta Kërçyku, biondja seksi, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.

Atalanta prej vitesh është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” , format ky që vlerëson imazhet e reja të televizionit. Atalanta ka qenë padyshim personi që është shfaqur më pranë Stresit në festën e organizuar, duke shijuar ditët e para të kësaj lidhjeje, por edhe duke e konfirmuar lidhjen edhe për miqtë. Miqtë konfirmojnë se dyshja ka nisur një lidhje vetëm pak kohë më parë dhe natyrisht që në një festë të tillë nuk kishte sesi të mungonte biondja bukuroshe.

           


Flash Lajme

Më të lexuarat