Angela Martini, një nga modelet më seksi në Shqipëri, ka provokuar së fundmi me një video që ka postuar në “Instagram”. Ajo shihet e veshur me bikini duke notuar nën ujë dhe duket më joshëse se kurrë me bikin dhe format e saj trupore.

Lëvizjet e saj nën ujë janë mjaft provokuese dhe luajnë me imagjinatën e të gjithëve, për këtë gjë, bashkëshorti i ka thënë se është e tepërt për ta postuar, por ajo nuk e ka dëgjuar. “U paralajmërova nga im shoq se të postoja këtë video do të ishte pak e tepërt, por nuk e dëgjova. Unë jam një Binjake shqiptare. A duhet ta fshi?”, ka shkruar Angela Martini. Bashkëshorti i saj Dragos Scavulescu ka reaguar përmes një komenti në këtë postim ku i shkruan me humor: “Mos u shqetëso, do të ndëshkohesh për këtë!” Kjo ndodhur kur Angela nuk dëgjon bashkëshortin dhe vepron sipas kokës saj!


Flash Lajme

Më të lexuarat