Katër ditë më parë, Mozzik dhe Kida sollën bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “PP”, një këngë që po bën namin në rrjet dhe po bëhet pafund replay nga publiku shqiptar.

Klipi i ri përfshinte skena mes Kidës dhe Mozzik, të cilët si dy modelët kryesorë të këngës së tyre shfaqeshin tepër të afërt me njëri-tjetrin.
Pikërisht për këtë arsye, një pjesë e fansave kanë menduar se ka pasur vërtetë shkëndija mes dyshes, ndaj janë bërë kuriozë të dinë më shumë për raportin e tyre.
Për këtë, Kida ka folur teksa ishte e ftuar në emisionin “NIN”.
Këngëtarja ka treguar se tematika e këngës ishte e tillë dhe se e gjitha ishte bërë për të realizuar diçka më të veçantë.
“Mesazhi i jonë ka qenë përshkrimi i këngës e cila do të thotë e ka një temë pasi spot nuk kemi dashur të zhvillojmë veç skenë, por kemi pasur dëshirë me zhvillu një ngjarje edhe me shfaq një temë të këngës dhe ajo ka qenë me zhvillu diçka më të veçantë, më ndryshe. Nuk ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Kida.

Moderatori Alaudin Hamiti tregoi se për herë të parë një këngë shqiptare ka qenë “on trending” në Finlandë, duke treguar se hiti ka kaluar çdo kufij.
Me atë rast, Kida konfirmoi edhe bashkëpunimin e dytë me Mozzik, “Kërkun”, që do jetë pjesë e albumit të këtij të fundit “MozzArt”.


Flash Lajme

Më të lexuarat