Një nga artistet shqiptare më në zë të momentit është pa dyshim Tayna. Këngët e saj janë të gjitha hite dhe duket se suksesi i saj nuk do ketë të ndalur.

Reperja ka dhënë lajmin se ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ me bazë në Gjermani, e cila ka në menaxhim edhe këngëtarë me famë botërore. “Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh . Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, ka shkruar këngëtarja. Kënga e re “Bass” e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) e punuar nga Sony Music label Epic Records pritet të lançohet këtë të dielë.


Flash Lajme

Më të lexuarat