Trupi i aktores së njohur amerikane, Naya Rivera u gjet mëngjesin e së hënës pas shumë ditësh kërkime në liqenin Piru në Kaliforninë Jugore. Ylli i serialit “Glee” kishte dalë shëtitje me të birin 4-vjeçar, dhe pasi ka hyrë në ujë nuk ka mundur të dalë më.

Sipas autoriteteve, 4-vjeçari ka rrëfyer se ai dhe Naya kishin shkuar për të notuar, dhe se më pas ka parë nënën e tij teksa zhdukej nën sipërfaqen e ujit. 33-vjeçarja ka arritur të shpëtojë vetëm të birin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë nga uji vetë.

33-vjeçarja u bë e njohur me rolin e saj në serialin Glee në vitin 2009. Pas rolit të saj në serialin muzikor të vitit 2009 deri në 2015, ajo u shfaq në “Devious Maids” dhe “Step Up: High Water.”


Flash Lajme

Më të lexuarat