Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer në një ndër dyshet më të dashur për publikun.  Partnerja e reperit e cila është në pritje të ëmbël, ka rrëmbyer jo vetëm zemrën e Ledrit por edhe të prindërve të tij.



Këtë e ka treguar dhe e ëma e Ledrit, Xheraldina e cila e ftuar në emisionin “Pushime on Top” u shpreh se Sara është një njeri fantastik, teksa shton se nuk ka ka ndjesinë që ka nuse në shtëpi, pasi i duket sikur ka lindur tek ata.

“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, tha ajo.

Po ashtu, Xheraldina zbuloi se është takuar për herë të parë me Sarën në Ulqin.

“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, u shpreh ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat