Reperi i njohur Kanye West thuhet se është tërhequr nga gara pwr president tw SHBA-sw, vetëm dy javë më pas pasi njoftoi se ai do të kandidojë.

Një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për revistën “Intelligencer” se reperi më nuk do të garojë në zgjedhje.
Kramer nuk ka specifikuar arsyet e tërheqjes së West, por u shpreh se do t’i bëjë të ditura më vonë.

Kanye West njëherësh dhe bashkeshorti i Kim Kardashian njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve më 4 korrik. Përmes një postimi në Twitter, ai habiti të gjithë.

“Tani është koha të përmbushim premtimin ndaj Amerikës, duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Unë do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun” # 2020VISION ”


Flash Lajme

Më të lexuarat