Së fundmi, artisti Alket Pozhegu ka bërë një mozaik në Gjakovë për këngëtaren e njohur Dua Lipa. Këtij punimi i është dhënë hapësirë në median prestigjoze “The Guardian”.

“Artisti Alkent Pozhegu punon në detajet e fundit të një mozaiku të bërë me kokrra dhe fara që përshkruan Dua Lipën, yllin e popit me prejardhje shqiptare.

Fotografia: Armend Nimani / AFP / Getty Images”, është përshkrimi që i është bërë mozaikut të punuar nga Pozhegu.

Dua vazhdon me sukseset në botën e muzikës. Albumi i saj “Future Nostalgia”, ka arritur ta kap shifrën e 2 miliardë shkarkimeve online në platformën Spotify.

Kjo e ka bërë atë këngëtaren me albumin më të shkarkuar për vitin 2020, duke e shndëruar në këngëtaren më të preferuar në muzikën “pop”.

Duhet theksuar se vetëm pak ditë më parë aju u bë këngëtarja e parë me katër këngë me më shumë se 1 miliardë klikime në “Spotify” të cilat janë “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Dua ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit edhe pasi ishte këngëtarja e parë me famë botërore që shpërndau peticionin që ju bë Apple për vendosjen e Kosovës në hartë të aplikacionit, pasi momentalisht është akoma si pjesë e Serbisë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All