U bënë vite që Eni Koçi me Genc Prelvukaj kanë zyrtarizuar romancën e tyre, të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë. E duket se pas një periudhe testimi që i kanë bërë lidhjes së bashku, nuk mungojnë herë pas here dhe mesazhet e tyre për dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, duket se çifti ka menduar ta çojë në një stad tjetër marrëdhënien e tyre, pasi së shpejti kemi dasmë.

Burime pranë çiftit tregojnë se ata kanë planifikuar të martohen në vjeshtë, në një ceremoni tejet private, përtej faktit se jemi ende në kohë pandemie.

Raportohet se dyshja ka kohë që bashkëjetojnë në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë. Këngëtarët nuk kanë deklaruar asgjë rreth kësaj teme së fundmi, por ne mezi po presim të dimë se ç’do ndodh.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All