Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Krijuesja e hitit “Mbarova” është komentuar shumë për shkak të rënies drastike në peshë, ndërkohë që së fundmi, ajo mori vëmendje pas disa fotove që ndau në rrjete sociale, duke surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj dhe linjat trupore.

Komentet pozitive kanë qenë të shumta, por gjithashtu këngëtarja është përballur me një sërë kritikash se është bërë “si të tjerat”. Këtyre të fundit, artistja ka vendosur t’ju përgjigjet përmes një postimi të gjatë në Instagram.  Këngëtarja ka sqaruar edhe njëherë të gjithë ata, që siç thotë ajo “vazhdojnë sagën e vrerit”, se rënia në peshë ka ardhur për shkak të probleme shëndetësore.

Po marr shumë komente të tipit “u bone si të tjerat”, “i hyne thikës”, pa harruar ofendimet e panumërta të cilat të vrasin dhe njerëzve që nuk ju bëhet vonë sepse nuk kanë me çfarë të merren edhe duan me nxjerr mllefin që kanë aty ku nuk duhet dhe ku nuk ju takon.

Unë e kam thënë para dy vitesh se puna e dobësimit tim ka qenë urgjente për punën e shëndetit tim personal, por çfarë me bërë që njerëzit e painformuar e vazhdojnë sagën e vrerit. Gjithsesi unë jam shumë e lumtur dhe jam prap ajo që isha sikur me 25 kile më shumë dhe inshalla do të jem kështu e nuk do të ndryshoj.”, shprehet Fifi.


Flash Lajme

Më të lexuarat