Bashkëpunimet janë gjithmonë trendet e verës dhe këngëtarët shqiptarë nuk ngurojnë asnjëherë të bashkojnë forcat.

Më të fundit janë dyshja Ermal Fejzullahu dhe Fifi, të cilët pritet të thyejnë rrjetin.

Mirëpo, ndryshe nga kolegët e tjerë, ata kanë zgjedhur muajin tetor për ta lançuar.

Lajmin e bukur e ka dhënë Fifi, ku e  pyetur nga një ndjekës në Instagram se kur do të publikohet hiti i radhës, ajo u përgjigjë:“Hiti i rradhes qe e di sigurtqe osht Hit del n’tetor. A po kusho Ermal Fejzullahu”.

Kujtojmë që Fifi prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë, pas ndryshimit drastik në pamje. Ajo pati një ndryshim drastik në humbjen e peshës së saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat