Selena Gomez do të bëhet anëtarja e tretë e skuadrës së komedisë, të udhëhequr nga Steve Martin dhe Martin Short, në komedinë e re “Only Murders in the Building”.

Seriali tregon për tre të panjohur të cilët ndajnë të njëjtin fiksim për krimin dhe befasisht e gjejnë njëri tjetrin të përfshirë në një të tillë, raporton Female First.

Selena është shprehur se këtë rol e ka pranuar pasi donte diçka që do të mund ta mbante të ngazëllyer pas karantinës nga pandemia, transmeton KOHA.

Steve Martin, 74, dhe Martin Short, 70, bashkëpunuan shumë herë gjatë dekadave të fundit dhe u shfaqën së bashku në klasikën moderne të komedisë ‘Three Amigos’ dhe ‘Father Of The Bride’.


Flash Lajme

Më të lexuarat