Teatri “Dodona” nga sot e tutje do të ketë uebfaqen e vet zyrtare, nga ku të gjithë të interesuarit rreth shfaqjeve mund të marrin informatat e nevojshme aty.

E lansimi i kësaj ueb faqe së bashku me sistemin elektronik të biletave është mundësuar nga Fondacioni “Sunny Hill”, nën patronatin e artistes së famshme ndërkombëtare, Dua Lipa.

Në një njoftim zyrtar të bërë në rrjetin social Facebook, Teatri “Dodona” ka njoftuar qytetarët për uebfaqen e tyre të re, ndërsa ka falenderuar përzemërsisht Duan dhe fondacionin “Sunny Hill” për këtë dhuratë të veçantë.

“Jemi shumë të lumtur që po e lansojmë uebfaqen e re të Teatri të Qytetit të Prishtinës Dodona dhe ju ftojmë ta vizitoni atë deri në takimin e ardhshëm në skenën tonë.

Kjo uebfaqe, sistemi elektronik i biletave, të cilin e kemi lansuar në shtatorin e vitit të kaluar si dhe dizajnet e bukura me njoftime për shfaqjet tona, që i kemi postuar përgjatë tërë vitit të kaluar, janë pjesë e donacionit në vlerë prej 5,000 EUR nga Fondacioni Sunny Hill.

Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin Sunny Hill dhe patronen e këtij festivali, të mrekullueshmen Dua Lipa, për këto dhurata të bukura.

Poashtu e falënderojmë agjencinë e marketingut digjital – Digital Republic, që me shumë mjeshtëri e finesë e ka bërë realizimin e këtyre produkteve për Dodonën”, shkruhet në njoftimin e faqes së Teatrit “Dodona” në Facebook.

Jemi shumë të lumtur që po e lansojmë uebfaqen e re të Teatri të Qytetit të Prishtinës Dodona dhe ju ftojmë ta vizitoni…

Gepostet von Teatri Dodona am Freitag, 7. August 2020


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All