Këngëtarja Adelina Thaçi është shëruar nga koronavirusi, teksa njoftoi në datën 8 korrik se kishte rezultuar pozitive në testin e bërë.

Për infektimin e saj, ajo ua la fajin të tjerëve duke i quajtur edhe të papërgjegjshëm.


Po ashtu, këngëtarja tha se kishte humbur nuhatjen, kishte temperaturë dhe dhimbje fyti.

Tashmë, ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar.

Adelina ka zgjedhur Sarandën si qytetin ku po i bën pushimet dhe nuk ka nguruar të publikojë fotot e para nga plazhi, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijët.


Flash Lajme

Më të lexuarat