Jemi në fillim të gushtit dhe shumë janë me pushime. E për të gjithë ata, që si puna jonë janë në krye të detyrës, më poshtë po ju tregojmë disa nga personazhet VIP, që edhe këtë fundjavë kanë ngritur temperaturat me pozat “hot” buzë detit.

Manjolla Nallbani

Manjola Nallbani duket se nuk mbetet pas me bukuritë e saj dhe format për t’u admiruar. Fiziku i saj është një detaj që tërheq vazhdimisht vëmendje te këngëtarja, por së fundi ajo i ka mahnitur të gjithë me imazhin e publikuar në “Instagram”. Nga pishina, këngëtarja shfaqet në top-formë, duke “konkurruar” edhe modelet e pasarelave.

Lei Kraja

Lei Kraja është duke kaluar disa ditë pushime në Turqi së bashku me mikeshën e saj. Vajzat kanë vendosur të vijnë provokuese në rrjetet sociale, ku nuk i kanë kursyer fotot “hot”, por edhe abuzimin me fotoshopin. Ashtu si shihet, në pozën ku dy bukuroshet kanë ekspozuar të pasmet, fotoja është e deformuar nga pas, çfarë nënkupton se përpunimi i shkrepjes nuk ka shkuar ashtu si duhet. E duke njohur Lein, duhet thënë se fotoshopi nuk i duhet shumë.

Oriola Marashi

Oriola i ka mbaruar pushimet me partnerin e saj. Modelja dhe Erosi kanë kaluar disa ditë plot dashuri në Turqi dhe tani Ori ka vendosur të kalojë disa ditë me mikeshat e saj. Për ditët e freskëta buzë pishine, ajo ka zgjedhur një resort në periferi të Tiranës. Sa i përket pamjes së saj, s’kemi çfarë komentojmë.

Angela Martini

Për supermodelen çdo ditë është e mirë për të shijuar rrezet. Angela edhe këtë verë po e shijon ashtu si vetëm ajo di. Prej disa kohësh ajo ka nisur pushimet dhe nuk kishin sesi të mos mungonin fotot “hot” në “Instagram”-in e saj. Ajo që bie në sy është fakti se me të nuk shihet askund bashkëshorti i saj.

Einxhel Shkira

Prej kohësh ajo i mungon ekranit, por jo rrjeteve sociale. Prezantuesja duket se po i shijon këto ditë të nxehta dhe na ka bërë edhe ne t’i shijojmë shkrepjet e saj me bikini. Brunia vijon të mbetet një ndër femrat më seksi në vendin tonë. E nëse e kishin harruar, po jua risjellim edhe njëherë imazhin e saj.

Armina Mevlani

Blogerja e famshme prej kohësh ka nisur pushimet, ku herë pas herë kthehet edhe në Tiranë. Armina Mevlani ka zgjedhur jugun e vendit për të kaluar disa ditë relaksi. Nuk dihet nëse me të është edhe i fejuari saj, Shkëlzen Berisha, pasi ajo është mjaftuar me disa foto ku shfaqet në një anije.

Marina Fara

Vajza e Eli Farës është shndërruar në një personazh të famshëm në rrjetet sociale. Si gjithnjë Marina nuk na i kursen fotot seksi me bikini. Ashtu ka ndodhur edhe këtë herë, ku ajo ka postuar disa shkrepje ku duket në top-formë. Por si gjithnjë, brunia seksi nuk na ka zbuluar se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta.


Flash Lajme

Më të lexuarat